42-vjeç dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Gianluiggi Buffon mbylli aventurën e tij 1-vjeçare te PSG-ja dhe tashmë është në kërkim të një ekipi të ri.
Aktualisht, legjenda e Italisë po shijon pushimet e tij, teksa ka gjetur kohë të ndajë edhe një foto me fansat në rrjetet sociale.
Megjithatë, Buffon nuk i ka bërë hesapet mirë dhe ka tradhtuar veten me postimin e tij në "Twitter".
Ai shfaqet teksa udhëtonte me 155 km/h në drejtim të makinës së tij, madje edhe pa rrip sigurimi.
Këto shkelje nuk i kanë shpëtuar fansave, të cilët kanë vërshuar menjëherë me kritika ndaj portierit të njohur.
Gjithashtu, ata kanë vënë re edhe praninë e një pakete cigaresh në krah të tij, detaj të cilin gjithashtu nuk e kanë lënë pa ia përmendur.
🇮🇹 L’unica regola del viaggio è non tornare come sei partito. Torna diverso.
— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) June 20, 2019
🇬🇧 Travel only has one rule don't come back the same as you left. Come back different. pic.twitter.com/TnEsPgNty1