Nard Ndoka shpërthen ndaj Borchardt: Zoti Ambasador a të vjen turp?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.06.2019, 21:37

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, që të reflektojë dhe të mos mbështesë lëvizjen antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje në 30 Qershor.

Sipas Ndokës është momenti që kreu i OSBE të ngrihet në lartësinë e detyrës që mban, dhe të mos bëhet palë me aventurat e Edi Ramës.

Ja postimi i Ndokës:

Z.Ambasador, a të vjen turp?!Ambasadori i OSBE-së nuk njeh dhe nuk respekton Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Ambasadori i OSBE-së nuk bën thirrje për ndërprerjen e punës në KZAZ, pasi zgjedhjet ligjërisht nuk do të mbahen më 30 Qershor. Ambasadori bën thirrje për vazhdimin e punës, injoron protestat qytetare, provokon opozitën, fyen Presidentin e Republikës me veprimet dhe deklarimet e tij publike. Ambasadori nuk flet, kur mediat ndërkombëtare flasin për krimin elektoral në Shqipëri, përkundrazi gjen momentin dhe i fut ndonjë xhufkë për të tërhequr vëmendjen. Ambasadori nuk flet, kur Policia e Shtetit godet qytetarët shqiptarë me gaz helmues, kur ata protestojnë për lirinë e tyre, përkundrazi i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen. Ambasadori, as nuk skuqet, as nuk zverdhet, as nuk i vjen turp, që institucioni që përfaqëson është bërë palë në aventurën politike të Edi Ramës. 🔹 Zoti Ambasador, përmendu, kthjellohu, reflekto, drejtohu politikës shqiptare, drejtohu Kryeministrit, Liderit të Opozitës, respekto institucionin e Presidentit të Republikës. Ne akoma kemi besim tek Ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri, në OSBE!Po ju presim!🙏"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit