Rëndohet situata në Shkodër/ Ademi: Na lini të kalojmë në qytetin tonë

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20.06.2019, 19:49

Pamjet që vijnë nga qyteti i Shkodrës e bëjnë këtë qytet të duket sikur është në gjendje lufte.

Tensionet e para midis forcave të policisë dhe protestuesve kanë nisur. Me mijëra qytetarë kanë marshuar nën thirrjet “Rama ik”.

Në këtë marshim ka qenë e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Mësohet se gjatë fjalës së saj ajo ka thënë:

Na lini të kalojmë në qytetin tonë. Ne jemi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur shpirtin. Nëse i lejojmë më 1 korrik ose jemi në burg, si Bardh Spahia, ose të marrim arratinë. Të kemi një eksod të dytë. Ne nuk jemi këtu as me gaz lotsjellës, as me helm. Jemi me duar të hapura. Ne kemi dalë për tu thënë të vërtetën qytetarëve. Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të gjithë ndërkombëtarëve, ne jemi në emergjencë kombëtare. Nuk kemi ndërmend të lemë shtëpitë tona, të lemë qytetin tonë. Nuk mund të lejojmë një klikë kriminale të na marrë shpirtin.’’

Siç shikohet edhe në disa foto edhe Ademi ka pasur probleme për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur drejt protestuesve.

Ndërkohë që numri i protestuesve të plagosur po shtohet edhe më shumë. Deri më tani raportohet se një ambulancë është pranë zonës ku ka ndodhur përplasja midis forcave të policisë dhe protestuesve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit