Gjatë pasdites së sotme kryeministri Edi Rama ka shkuar në qytetin e Shkodrës për të vazhduar me fushatën elektorale.
Por, hyrja e tij në qytetin verior nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Me mijëra qytetarë të revoltuar nga qeverisja e tij kanë bllokuar rrugët.
Raportohet se tensionet e para mes forcave të policisë dhe protestuesve kanë nisur. Me mijëra qytetarë kanë marshuar nën thirrjet “Rama ik”.
Mësohet se qytetarët kanë hedhur thirrje dhe kundër Policisë, po ashtu janë përplasur dhe fizikisht më ta.
Po ashtu e ditur bëhet se policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt tyre.
Gjithashtu protestuesit po tentojnë të çajnë edhe kordonin mbrojtës të policisë.