JOQ Albania
Home

Studimi: Njerëzit duhet të punojnë vetëm një ditë në javë që të jenë të lumtur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/06/2019 19:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ditë pune në javë është doza më "efektive" për të pasur një shëndet të mirë mendor.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit që në qendër ka pasur shkurtimin e vendeve të punës si pasojë e automatizimi.

Ky studim zbuloi se rreziku i problemeve të shëndetit mendor u zvogëlohej me 30 për qind kur njerëzit linin punën ose qëndronin në shtëpi.

I njëjti efekt ishte edhe në rastin kur personat punonin vetëm 8 orë në javë.

Sociologët në universitetet e Kembrixhit dhe Salfordit kryen kërkime në lidhje me shqetësimet mbi automatizimin, gjë që mund të çojë në orë më të shkurtra pune për të gjithë.

Studiuesit shprehen:

Tani e kemi një ide se sa punë e paguar është e nevojshme për të marrë përfitimet psikologjike të punësimit – dhe janë fare pak.”

Gjetjet e studimit u botuan në revistën ‘Social Science & Medicine.’

Burimi:Independent|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania