Në datën 10 gusht, tifozët shqiptarë do të kenë mundësi të shohin nga afër ekipin e Milanit.
Skuadra kuqezi do zbarkojë në Prishtinë, teksa do të përballet me kampionët e Superligës kosovare, Feronikeli, në një takim miqësor që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga organizatori Agron Selimi.
Shumë shqiptarë të Kosovës dhe jo vetëm, do kenë mundësi të ndjekin 7 herë fituesit e Championsit nga afër.
Kujtojmë që disa vite më parë, Milani është përballur në miqësore edhe me skuadrën e Tiranës, në një takim miqësor që u fitua nga bardheblutë.
Padyshim, një sfidë e gjitha për t'u shijuar kjo mes Feronikelit dhe Milanit.