Një burrë i devotshëm shpenzoi dy vite të jetës së tij dhe 35,000 paund për ta kthyer kopshtin përpara shtëpisë së tij një parajsë tropikale.
Ai e bëri gjithë këtë përpjekje pasi nuk kishte para dhe kohë të lirë që ta çonte bashkëshorten me pushime në një vend tropikal.
Kështu, edhe pse nuk ishte marrë kurrë me kopshtari, 44-vjeçari, Chris Lodge arriti që ta shndërronte tërësisht kopshtin e shtëpisë së tyre.
Chris është punëtor ndërtimi, ndërsa bashkëshortja e tij Sharon drejton një biznes, kështu që të dy kanë 6 vite që bëjnë plane për pushime, por përfundojnë duke i anuluar.
Ai e nisi punën në qershor të 2017 dhe vetëm së fundmi e ka kompletuar. Tashmë ata mund të bëjnë ‘pushime’ kur të duan në kopshtin e tyre.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania