Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon me hetimet për supergrabitjen në Rinas.
Së fundi është zbuluar edhe mekanizmi, sesi Admir Murataj dhe grupi i tij, arritën që të mernin thasët me para.
Shefi i kargos, Hasan Kanaçi, i arrestuar pak ditë më parë, ka ndryshuar radhën e ngarkesave.
Pasi u futën thasët me para pasditen e 9 prillit, dera e avionit mbeti e hapur.
Normalisht dera e avionit duhet të mbyllej menjëherë, por nga njëra anë ishte e hapur.
Kjo manovër ka ndihumuar Muratajn dhe grupin e tij, që të grabisnin paratë pa shumë vështirësi.
Kjo është edhe arsyeja, se përse gjykata ka lënë në burg Hasan Kanaçin. Ndaj tij gjithashtu ka nisur edhe një hetim pasuror.