Shqipëria ndodhet në një situatë tepër të tensionuar politike, të pazakontë për vitet e fundit.
Nga njëra anë përgjimet e publikuara nga Bild kanë tronditur qeverinë.
Ndërkohë nga ana tjetër, qytetarë dhe sipmpatizantë të PD të revoltuar dhe të shtyrë edhe nga dekreti i presidentit Meta, kërkojnë anulimin e zgjedhjeve dhe lirimin e KZAZ-ve.
Ata janë përplasur edhe me policinë, e cila ka marrë urdhër për ruajtjen e KZAZ-ve.
Ndërkohë së fundmi, Dega e Partisë Demokratike të Lushnjes, ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me anë të një shkrese zyrtare, dega e PD, i është drejtuar bashkisë së qytetit dhe KZAZ-ve të zonës, që të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve, deri në një datë të re nga ana e presidentit.