U përplasën me policinë në KZAZ-në e Beratit/ Procedohen 40 persona, në mesin e tyre zyrtarë demokratë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.06.2019, 11:22

Ditën e djeshme i gjithë vendi u përfshi nga një valë protestash.

Në disa prej qyteteve të vendit, simpatizantë të PD shkatërruan KZAZ-të dhe tentuan që të prishnin materialet zgjedhore.

Në përpjekje e sipër ata u përplasën me policinë, e cila kishte marë urdhër për ruajtjen e KZAZ-ve.

Një situatë e tillë u regjistrua edhe në Berat. Pas përfundimit të trazirave, policia ka proceduar në gjendje të lirë 40 persona.

Në mesin e të proceduarve janë edhe zyrtarë të Bashkisë së Beratit dhe të Policisë Bashkiake, shto këtu edhe Sekretarin Organizativ të Bashkisë së Beratit.

Njoftimi i policisë

Berat

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)

B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)

H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)

M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)

K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),

G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.

A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrim prone”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit