Katër persona janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore dhe kanë shpatralluar përmes përdorimit të një kamionçine, derën e gjimnazit “Havzi Nela”, ku ishte vendosur KZAZ 16.
Policia bën me dije sot se disa persona tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Të arrestuarit janë:
-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Gjithashtu mësohet se janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.