I pari i Tropojës ultimatum Ramës: Liro djemtë, nuk na trembni e ne nuk harrojmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.06.2019, 09:28

Kryetari i bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, prëmes shkrimi publik i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama të largojë policët e ardhur nga Tirana e Shkodra, për të mbajtur nën kontroll tropojanët.

Ai kërkon të lirohen urgjentisht të arrestuarit politik që mbahen në Drejtorinë e Policisë në Kukës.

Teksa i jep ultimatum Ramës, Dushaj thotë me bindje se më 30 qershor nuk do të mbahen zgjedhjet.

Kryetari i bashkisë shton se tropojanët trima e të besës nuk arritët t’i nënshtroni në asnjë kohë, as në diktaturën komuniste, as në qeverisjen tuaj me banda, nuk i nënshtroi as dhuna e presioni.

Besnik Dushaj tregon se Rilindja nuk arriti as t'i blinte e as t'i përçante.

Postimi i plotë i Dushajt:

Policia e qeverisë kriminale të “Rilindjes” së vdekur, si një herë e një kohë në diktaturën komuniste të etërve të tyre, që ditën e djeshme ka nisur një seri arrestimesh të qytetarëve të pafajshëm të Tropojës, që mbrojtën lirinë dhe demokracinë, që mbrojtën Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke ndihmuar Bashkinë Tropojë në lirimin e ambineteve të Muzeut Historik në qytetin e Bajram Currit, të zaptuara forcërisht në mënyrë antiligjore nga KZAZ. Unë i bëj thirrje Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorit të Policisë së Kuksit, Zef Laska, Shefit të Komisariatit të Tropojës, Nik Nikolla, të ndalojnë urgjentisht presionin dhe dhunimin e qytetarëve të Tropojës, të largojnë urgjentisht forcat speciale të ardhura nga Shkodra e Tirana për të ushtruar terror policor mbi qytetarët e pafajshëm të Tropojës dhe të lirojnë urgjentisht të arrestuarit politik që mbahen në Drejtorinë e Policisë në Kukës. Metodat tuaja të diktaturës nuk trembin as edhe një tropojan. Tropojanët trima e të besës nuk arritët t’i nënshtroni në asnjë kohë, as në diktaturën komuniste, as në qeverisjen tuaj me banda, nuk i nënshtroi as dhuna e presioni, nuk arritët as t’i blini e as t’i përçani. Përkundrazi, ata ishin dhe janë përherë aty, përherë e më të fortë në betejën për liri dhe demokraci, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Zgjedhje në 30 Qershor nuk ka dhe nuk mund të ketë. Tropoja, kështjella e demokracisë nuk do pushtohet kurrë nga ushtria juaj e krimit. Unë ju siguroj se Tropoja nuk harron, tropojanët nuk harrojnë dhe ju garantoj se dita e gjykimit sipas ligjit dhe moralit, për ju dhe krimet tuaja do vijë shumë shpejt. Fitore!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit