Ky është qyteti shqiptar ku nuk ka asnjë lypës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.06.2019, 09:10

Bajram Mjeku, ish-zëdhënës i komunës së Prishtinës, pasi ka kaluar situatën e rënies së kokrrave të mëdha të breshërit, të cilat dëmtuan një pjesë të madhe të prodhimeve bujqësore, kujton një fakt që siç thotë, e bën të ndihet mirë.

Ai shprehet se Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, e ndoshta edhe i Shqipërisë, ku njerëzit nuk i shikon në rrugë duke kërkuar lëmoshë.

Sipas Mjekut, kjo gjë ndodh pasi rahovecarët janë punëtorë.

Ata ngrihen që në mëngjes herët për të punuar tokën e vreshtat dhe kthehen në shtëpi pasi erret.

Postimi i plotë i Mjekut:

Në cilin qytet të Kosovës nuk sheh asnjë lypës? Breshëri i fundit, i cili dëmtoi prodhimet bujqësore në komunën e Rahovecit, më kujtoi një fakt, i cili gjithmonë më bën të ndjehem mirë. Rahoveci është i vetmi qytet i Kosovës, në të cilin nuk sheh asnjë njeri duke kërkuar lëmoshë. Ndodh kështu për faktin se rahovecjanët janë shumë punëtorë e humanistë, njerëz të urtë dhe të mirë. E rahovecjanët, të cilët dalin për të punuar pa çelë agu në vreshtat e tyre dhe kthehen në shtëpitë e tyre me terrin e parë, nuk mendojnë asnjëherë për gjëra të këqija, sepse vetëm njerëzit punëtorë i bëjnë punët e tyre dhe nuk merren kot me punët e të tjerëve. Prandaj në Rahovec nuk sheh njerëz duke kërkuar lëmoshë, sepse ndihmojnë njëri-tjetrin derisa janë shumë të dashur e punëtorë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit