Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në lidhje direkte për emisionin “Open” në Top-Channel.
Por, sipas gazetarit Dritan Laci, ka qenë Taulant Balla ai që e ka shitur Spahinë tek Policia.
Laci ka punuar disa vite për emisionin “Opinion”, dhe shton se e di si funksionojnë panelet televizive dhe konfidencialitetit në redaksi.
Gazetari shton se e di shumë mirë që listën e të ftuarve e kanë vetëm redaksia dhe të ftuarit.
Reagimi i plotë i Dritan Lacit:
Gjeja me e rende qe ndodhi sonte eshte qe Taulant Balla shiti Bardh Spahine te Policia, ndersa ky i fundit po shkonte ne debat me te ‘Open’ ne Top-Channel. Une qe kam punuar 6 vite ne redaksi te tilla dhe qe e di si funksionojne panelet televizive dhe konfidencialieti ne redaksi te emisioneve te tilla, e di shume mire qe listen e te ftuarve e kane vetem redaksia dhe te ftuarit. Dhe sonte Taulant Balla ka bere nje tjeter akt burracakerie duke u cuar mesazh shefave te policise qe ka ne sqetull, per ti zene prite Bardh Spahise ne momentin qe ky ishte rruges per ne emision. Taulant Balla je thjesht nje turp qe ecen mbi dy kembe…”