Disa ambasada në Tiranë raportohet t’u kenë dërguar një e-mail shtetasve të tyre që gjenden në Shqipëri.
Njoftohet se selitë diplomatike u kanë kërkuar shtetasve të tyre që të regjistrohen në sistemin e tyre të emergjencës i cili të tregon këshillat e sigurisë në rast rreziku.
Në këtë rast, bëhet fjalë për një protokoll sigurie lajmëron në kohë reale shtetasit e huaj nëse ndodh diçka në vendin pritës.
Ky protokoll të tregon ku të lëvizësh dhe kë të kontaktosh në rast rreziku ndërsa thuhet se nuk është aplikuar në asnjë nga zgjedhjet parlamentare në të kaluarën.
Mendohet gjithashtu se kjo mund të jetë një shenjë se selitë diplomatike në Tiranë mund të kenë informata se situata në Shqipëri mund të përshkallëzohen trazirat me afrimin e datës 30 qershor.