Zyrtare/ Njihuni me trajnerin e ri të Milanit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19.06.2019, 22:44

Nuk ka dyshime, Marko Xhampaolo do jetë trajneri i ri i Milanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi që i ka uruar mirëserdhjen teknikut.

Xhampaolo kishte gjetur akordin prej kohësh me skuadrën kuqezi, por priste më parë formimin e stafit të plotë drejtues për të bërë zyrtarizimin.

Trajnerit të ri i është besuar vetëm një kontratë dyvjeçare, deri në qershorin e vitit 2021 me mundësinë më pas për të rinovuar marrëveshjen.

Njoftimi i klubit:

Milani komunikon se duke nisur nga 1 korriku 2019, do t’i besojë drejtimin teknik të skuadrës së parë Marko Xhampaolos, nëpërmjet një kontrate me klubin kuqezi deri në qershorin 2021, me një opsion rinovimi për deri në qershorin 2022. Marko Xhampaolo ka koleksionuar 270 pankina në Serinë A, 324 në total duke konsideruar të gjitha kompeticionet. Ka nisur karrierën si trajner në vitin 2000 te Peskara, duke marrë Master për trajner në Koverçiano në vitin 2007. Ka drejtuar klube të ndryshme mes të cilave Kaljari, Siena, Katania, Çezena, Breshia e Empoli. Nga vera e vitit 2016 kishte një eksperiencë pozitive në drejtimin e Sampdorias. Ai do të nisë punën me ekipin e parë që nga 9 korriku, dita e stërvitjes së parë sezonale në Milanelo”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit