Përgjimi numër 9 i publikuar nga gazeta gjermane “Bild” përmban një bisedë të Damian Gjiknurit, ase kohe ministër i Energjitikës, me Imer Lalën, ish-drejtues i PDIU-së në Dibër.
10 përgjimet e publikuara nga “Bild” mbrëmjen e së mërkurës tregojnë blerjen e votave në Dibër.
Damian Gjiknuri merr në telefon Imer Lalën për të shkuar që të takojnë skuadrën e zgjedhjeve të PS-së.
Biseda:
Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën?
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këndej
Imer Lala: Po e pimë kafen. Po kam mbledh njerëzit të ndajmë, shto monitorimin e qendrave
Gjiknuri: Te kioska. Aty jeni?
Imer Lala: Eh. Mos u vono të lutem!