As Kavaja nuk mund t'i shpëtonte valës së protestave, që kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë.
Simpatizantët e opozitës, së bashku me kreun e bashkisë, Isa Sakja, kanë nisur përleshjen me policinë në KZAZ-në nr 42.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me gaz lotësjellës.
Simpatizantët kërkojnë lirimin e KZAZ-së dhe prishjen e materialeve zgjedhore.
Ndërkohë kryebashkiaku Isa Sakja, ka nxjerrë në terren kundër policisë forcat zjarrëfikëse.
Ato janë vendosur përpara gardhit rrethues dhe kundërpërgjigjen me ujë ndaj policisë, në momentin kur policia hedh gaz lotësjellës.
Zjarrëfikësit gjithashtu po ndihmojnë protestuesit që të shplajnë me ujë fytyrën, për të eleminuar efektet e gazit lotësjellës.