Greqia, kushte Shqipërisë: Negociatat varen nga sjellja me minoritetin dhe Himara

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19.06.2019, 20:52

Ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougkalos, është shprehur se për herë të parë Këshilli ka vendosur të përcaktohen zyrtarisht si kritere për integrimin e Shqipërisë në BE, respektimi i drejtave të pronësisë të minoritetit si dhe e drejta e vetë përcaktimit.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një emision në televizionin publik “ERT”.

Katrougkalos është shprehur:

Ky vendim është një sukses i rëndësishëm në radhë të parë për mbrojtjet e të drejtave të minoritetit tonë në Shqipëri. Për herë të parë në mënyre kaq të qartë lidhet perspektiva europiane e Shqipërisë me respektimin e të drejtave të minoritetit në zonën e Himarës dhe jo vetëm, dhe me e rëndësishme është e drejta e vetë deklarimit.”

Në pikën pesë të Konkluzioneve të Këshillit mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit i vihet theksi ‘rritjes së përpjekjeve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave themelore,përfshirë të drejtat e personave që i përkasin pakicave kombëtare, zbatimit të angazhimeve të marra në lidhje me vetë-deklarimin objektiv dhe të lirë, trajtimin jo-diskriminues të pakicave kombëtare dhe kërkohet të përballohet diskriminimi i grupeve vulnerabël, si romët apo ato me preferencë të ndryshme seksuale.(LGBTI).’

Më tej shtohet edhe se duhet gjithashtu të sigurohet e drejta për pronën.

Edhe per shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Koumoutsakos vlerësohet se Konkluzioni përbën një raport pozitiv, njofton TCH.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit