Shijaku dhe Kukësi raportohet të jetë blinduar nga forcat policore.
Sipas raportimeve të mediave, FNSH dhe Shqiponja ndodhen kudo në këto dy qytete për të mbajtur nën vëzhgim zonën.
Njoftohet se përforcimet vijnë nga frika e përplasjeve në KZAZ-të pasi mbështetës të Partisë Demokratike që kërkojnë që të zbatohet dekreti i presidentit Meta janë përplasur me policinë.
I gjithë vendi është përfshirë nga kaosi ditën e sotme, ku aktualisht trazirat kanë nisur në Kavajë mes protestuesve dhe policisë tek shkolla “Tre Dëshmorët.
Mbështetësit e PD, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ-të e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit dhe janë përplasur me policinë, e cila ka hedhur edhe gaz lotsjellës.