Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nga revoltat qytetare.
Simpatizantë të PD-së, së bashku me kryebashkiakun Isa Sakja kanë shkuar drejt KZAZ-ve.
Ashtu si edhe në qytetet e tjera, protestuesit kërkojnë lirimin e KZAZ-së numër 42.
Ata kanë tentuar të futen brenda ambienteve të shkollës.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe tymuese në drejtim të KZAZ-së.
Në hyrje të godinës janë pozicionuar forca të shumta policie, që po përpiqen të mbajnë shkollën larg turmës.
Militantët ndërkohë kanë hedhur në tokë gardhin rrethues.
Nga ana tjerër polcia ka hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën.