Heqja e të drejtës për të dalë jashtë Shqipërisë, akadamiku tregon pasojat dramatike të iniciativës së Ramës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.06.2019, 19:59

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata persona që do të tentojnë të prishin zgjedhjet, se përveç burgut do të ndalohen që të shkojnë drejt SHBA-ve dhe BE-së.

Kjo deklaratë e Ramës, është analizuar nga akademiku Artan Fuga.

Ky i fundit shkruan se vendosja e këtij lloj dënimi, bie në kundërshtim me penalitetet moderne.

Sipas Fugës, kjo lëvizje e Ramës, rrezikon që të shtojë numrin e azilantëve politikë.

Më tej ai shton se Shqipëria nuk mund të kthehet në një burg të madh në ajër të hapur.

Fuga thotë më tej se nuk mund t'i heqësh askujt të drejtën e lëvizjes së lirë.

Postimi i plotë

Ndëshkim që do të shtonte kandidaturat për azil politik! Kujdes! Vendosja e dënimit për të mos u lejuar të dalin nga Shqipëria personat që prishin proceset elektorale, prishje të të gjitha llojeve dhe formave, bie në kundërshtim me penitencën penale moderne e cila pranon vetëm tre lloje dënimesh: Izolim për një kohë nga shoqëria Punë në shërbim të komunitetit Dënim me kusht Prandaj Europa demokratike e ka hequr edhe dënimin me vdekje ndër të tjera! Të tjera lloje dënimesh janë shkelje të të drejtave njerëzore dhe e bën vuajtësin e dënimit një kandidat për azil politik në Perëndim! Pastaj dënimi duhet të ketë karakter edukativ! Cfarë karakteri edukativ ka që të dënohesh për të mos kaluar kufirin? Je i padëshirueshëm për vendet e tjera? Por, atëhere këtë dënim duhet t'a japin ato vende! Kjo krijon kushtet për rimbushjen e oborreve të ambasadave me kandidat për azilantë politikë si Popajt dikur, etj. Do të shtoheshin personat që do të donin të prishnin procese elektorale me qëllim që pastaj të dënoheshin me mosdalje nga Shqipëria, çka do t'i bënte të merrnin azil politik si viktima të shkeljes të të drejtave politike e njerëzore. Qarkullimi i lirë më tepër sesa një e drejtë politike është një e drejtë njerëzore si e drejta për të jetuar. Për respektimin e ligjit patjetër, pa asnjë diskutim, nga të gjithë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe kompetencave të çdo institucioni që ajo ka akorduar, por kujdes, territori i atdheut nuk mund të trajtohet si një burg i madh në ajër të hapur, pra si një kamp përqendrimi, edhe kjo mendoj që nuk është një konceptim i drejtë dhe i pranueshëm. Ka juristë apo jo Shqipëria? Apo janë të zënë me marrje cmimesh, me qoka, dhe me ojf duke marrë projekte të majme? Kujdes me logjikën e ndëshkimit penal dhe me abuzimin e forcës së shtetit. Nuk mund t'i heqësh askujt drejpërdrejt si dënim një të drejtë kushtetuese bazike sikurse është e drejta e qarkullimit të lirë! Ta zemë t'i dënosh të burgosurit me moslexim librash ose mediash! Apo me heqjen e të drejtës për të votuar! Më kujtohet teksti më i madh i filozofisë politike i Bedri Spahiut, shkruar në burg, ku ai pak a shumë thekson: I liri është i sigurt në lirinë e tij, vetëm atëhere kur i burgosuri ose i dënuari gëzon edhe ai të drejta të mbrojtura me ligj dhe në mënyrë shumë korrekte! Kushtetuta dhe parimet e nenet e saj janë edhe për të lirët edhe për të ndëshkuarit! Një ligj apo formë ndëshkimi penal nuk mund të vijë në kundërshtim me kushtetutën!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit