Në disa qarqe të vendit, si në Kamëz, Shkodër, Kavajë, Pogradec, Tropojë, Burrel, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Bilisht nisi ajo që mund të cilësohet si konflikt civil. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj simpatizantëve të PD të cilët kërkuan lirimin e qendrave zgjedhore.
Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshi doli në një deklaratë për shtyp dhe deklaroi shkrirjen e disa strukturave të policisë bashkiake pas përplasjes me Policinë e Rendit në disa qyteteve të vendit, në kuadër të lirimit të KZAZ-ve ku do të mbahen zgjedhjet e çdekretuara të 30 qershorit.
Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar drejtori i Policisë Bashkiake të Shkodrës Anton Hasanpapaj.
Ai ka replikuar reagimin e Lleshit duke i shkruar në një reagim se për të vlen demokracia më shumë se rroga, e drejta dhe servilizmi.
Hasanpapaj shkruan: