Grabitësi më i “zgjuar” që mund të keni parë ndonjë herë, kërcënoi një bankë të tërë me një banane

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19.06.2019, 19:00

50-vjeçari James Vonderdell është dënuar me 14 muaj burg basi ka grabitur me “armë”.

Në fakt, Vonderdell u fut në bankë duke mbajtur në dorë një banane të fshehur brenda një qese plastike.

Por, personi që po qëndronte tek kasa nuk kishte nga ta dinte që grabitësi nuk kishte armë në dorë, dhe i dorëzoi paratë që kishte.

Me bananen në dorë, James arriti të merrte më shumë se 1,100 paund nga kasa dhe u largua. Mendimi që të vjen në mendje tani është që ai ia mbathi bashkë me paratë, por ky nuk është rasti.

50-vjeçari shkoi tek policët e parë që i zunë sytë dhe u tha se sapo kishte bërë një grabitje me armë në një bankë dhe se donte të arrestohej.

Policët i thanë që të shkonte tek një stacion policie dhe të rrëfehej.

Në gjykatën e Crown Court në Bournemouth, u mor vesh se Vonderdell ishte gati duke humbur shtëpinë dhe për këtë arsye donte që të mos mbetej pa një çati mbi kokë.

Avokatja e tij Anne-Marie Garvie i tha gjykatës se klienti i saj kishte 'asnjë qëllim të lëndonte askënd' dhe se ai e kishte kryer krimin vetëm që të mos mbetej i pastrehë, pra të strehohej në burg.

Ai madje i kishte kthyer paratë e vjedhura një më një.

Si përfundim, James Vonderdell u dënua me 14 muaj burg.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit