Rama: S’do dalë nga Shqipëria për 5-10 vite kush ndalon zgjedhjet! Avokati bën krahasimin e frikshëm dhe tregon ku e kopjoi ligjin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.06.2019, 18:50

Ditën e sotme gjatë një takimi me banorët e njësisë 11 në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kalojë nesër për votim në Parlament një ligj që ndëshkon ata që kryejnë, atë çfarë ai e ka quajtur “krim elektoral”.

Personat që e thyenin këtë “ligj” do të ndaloheshin të largoheshin nga vendi për një periudhë prej 5-10 vitesh.

Njësoj sikurse dhe diktatori Enver Hoxha, kryeministri aktual duket se po gjen hapësira për të izoluar gjithmonë e më shumë shqiptarët, të cilët po marrin arratinë jashtë kufijve.

Në lidhje me këtë iniciativë ka patur reagime të shumta nga gazetarë, analistë e juristë, mes tyre avokati i njohur Altin Goxhaj.

Ai ka ironizuar fjalët e kryeministrit Rama dhe në një postim në rrjetet sociale shkruan se ai e ka marrë këtë nen në Kodin Penal të 1977-ës të Enver Hoxhës. Duke cituar Nenin 47, Goxhaj thotë se pikërisht aty flitet për 10 vjet burg, për ata që “tradhtojnë Atdheun”.

Postimi i Goxhajt:

Zbulohet ku e mori Edveri nenin e ndalimit për në shba dhe 10vjetëshin përkatës!

Me këtë Ligjin e EDverit për ndalim të lëvizjes në Europë dhe SHBA vrava mëndjen se pse 10 vjet, pastaj m’u kujtua nga shkolla Neni 47 pika gj i Kodit Penal të të 1977 të Enver Hoxhës, ku flitet ekzaktësisht për 10 vjet 😀 Sps tani për të ik në Evropë dhe SHBA duhet e u arratis hahaha

Lexojeni vetë 😀

Neni 47, “Tradhtia ndaj Atdheut”

Tradhtia ndaj Atdheut është krimi më i rëndë që mund të kryejë shtatasi i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Tradhti ndaj Atdheut quhet çdo vepër e kryer për të përmbysur shtetin e diktaturës së proletariatit, si dhe çdo vepër të drejtuar (etj) … siç janë sidomos:

  1. g) spiunazhi, kryerja e porosive të tjera të agjenturës së huaj, si edhe dorëzimi shteteve të huaja i sekretit ushtarak ose i ndonjë sekreti tjetër;
  2. gj) arratisja jashtë shtetit, si edhe rufizimi për t’u kthyer në Atdhe i personit që është dërguar me shërbim ose është lejuar përkohësisht të shkojë jashtë shtetit.

Tradhtia ndaj Atdheut dënohet me heqje të lirisë jo më pak se dhjetë vjet ose me vdekje.

Kjo pika e ndjeshme G, “spiunazhi” ka lidhje me CD audio të përgjimeve dhe hetimin që ka fillu Arta për të gjet kush është spiuni i Gjermanëve 😀

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit