Astrologu i njohur jep parashikimin: Rama është gaforre, me 27 qershor tek ai do të ndodhë një ndryshim

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.06.2019, 18:15

Astrologu i njohur Jorgo Pulla ka folur në emisionin e mëngjesit në News 24 për krizën politike që ka kapluar vendin dhe ka bërë një parashikim përsa i përket situatës.

Ai thotë se Rama i përket shenjës së gaforres dhe Basha shenjës së binjakëve. Ata të dy do të kenë komunikim sipas Pullës dhe një ndryshim do të ndodhë tek Rama më 17 qershor.

Situata në vend është kaq e tensionuar sa i vetmi shpëtim duket se gjendet tek parashikimi astrologjik, për fanatikët e tij... Ndërsa për të tjerët, të cilët preferojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të analizojnë realitetin, BIld ka njoftuar se ditën e nesërme do të publikojë 10 përgjime të reja që do të zhysë edhe më shumë qeverinë.

Opozita ka paralajmëruar protestën ditën e premte, teksa vendin e ka pushtuar kaosi.

Ai ka thënë për "News 24":

Shqipëria jonë e dashur ka kaluar dete e oqeane, nuk mbytet dot në përrenj. Kryeministri Rama i perket shenjës së gaforres, në 10 ditëshin e dytë të shenjës së gaforres, do të thoni sa është i favorizuar në ndikime. Ndikime ka sa të duash dhe pozicionime të planetëve që i japin mundësi, por ka një zhvillim të brendshëm i padukshëm për momentin dhe kjo do të duket më 27 qershor. Do duket një ndryshim që do të ketë lidhje me çështjet që do të ndodhin lidhur me politikanët tanë. Do jetë një marrëveshje në favor të popullit, të njerëzve, të Shqipërisë. Kombinimet janë perfekte. Kemi dhe problematika, por kur je i vëmendshëm dhe me këmbë në tokë, gjërat duken. Të gjithë politikanët do të ulen në një sofër e do gjendet një zgjidhje. Nëse flasim për z.Rama dhe z.Basha në kombinimin e tyre: Binjakët kanë komunikimin, kurse Rama si gaforre nuk ka kthim pas, vetëm në një gabim që bëjnë dhe e verifikojnë vetë gabimin. Kurse binjaket kanë komunikimin, por kur prishet ky ekuilibër, ndryshon gjithë struktura e tyre, por kjo nuk do të thotë se kanë ndryshuar dhe do të bëhet nami, përkundrazi gjuha e përbashkët është zgjidhja e tyre dhe ky është një favorizim shumë i madh që do të ndodhë tani. Është diçka e tretë, që s’ka lidhje me këto shenja, që do të ndikojë në pozicionimin dhe ndikimin pozitiv të çështjeve që janë hapur tani. Nëse flasim për këtë javë dhe javën tjetër është pak e tensionuar situata, por në data të caktuara ndodhin fenomene të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë të dashur. Më 17 korrik e tutje do shikojmë stabilizimet që do ndikohen dhe mundësitë që do iu jepen, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Tani është një kohë që gjithçka duhet të shkojë në vendin e vet. Jemi në periudhë shumë të vështirë në lidhje me komunikimin. Presidenti Meta dhe bashkeshortja e tij, kryetare e LSI, të dy i perkasin shenjës së Dashit, janë si nata me ditën. Dashi i 10 ditëshit të parë që është Meta dhe Kryemadhi e 10-ditëshit të dytë. Kanë mendime shumë të largëta. Si kombinim këto faktorë politikë që kemi në Shqipëri do gjejnë zgjidhje. Gaforrja me Dashin (Rama-Meta) kanë zgjidhje. Kur ke firmosur diku, nuk mund të dalësh nga vetja. Astrologjia ndihmon në kohë të vështira dhe ndihmesa është tani. Çështja do zgjidhet nga brenda, duke pasur një faktor të tretë. Më 17 korrik do venë gjërat në vendin e vet. 30 qershori do jetë si gjithë ditët e tjera, 27 dhe 29 duan pak vëmendje. Më 27 është mirë se do kemi një zgjidhje të brendshme. Pas 1 shtatorit kemi një ndikim të mirë në zgjidhjen e një konflikti të vjetër. Berisha – Peshorja, nuk ka ndikim dhe nuk vendos, mund të japë mendimin e vet. Më tepër ndikohen binjakët, ata duhet të jenë më të vëmendshëm. Vërtet kanë komunikim, por varet servirja. Asgjë nuk do të ndodhë, sepse jemi me këmbë në tokë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit