Shqiptarët punojnë për mbijetesë/ Shqipëria vendi më i varfër në Ballkan dhe Europë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.06.2019, 16:55

Shqipëria është padyshim një prej vendeve më të varfra të Europës përsa i përket nivelit të pagave, mirëqenies, ekonomisë.

Eurostat në një raport ku vlerësohen të ardhurat dhe konsumi në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2018, e rendit vendin tonë të fundit.

Shqipëria vlerësohet se ka të ardhurat sa 31% të mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa konsumi rezulton minimal, i njëjtë me Bosnje Hercegovinën dhe më i ulëti në nivel europian.

Shqetësues është fakti se përtej të ardhurave edhe konsumi i shqiptarëve është më i ulëti krahasuar me vendet e Europës, çka tregon një mirëqenie të ulët të familjeve të cilat punojnë për mbijetesë.

Por konsumi më i ulët në Shqipëri është edhe nëse e krahasojmë me Bosnjen, çka nënkupton se jetesa në Shqipëri është më e shtrenjtë.

Vendi me të ardhurat më të larta në Ballkan rezulton Mali i Zi, ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia në vend të dytë dhe të tretë.

Ndërkohë vendi me nivelin më të lartë të jetesës dhe mirëqenies në Bashkimin Europian rezulton të jetë Luksemburgu, shkruan ORA news. Të ardhurat dhe konsumi në këtë vend rezultojnë dy fish më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas Luksemburgut renditen Gjermania, Austria dhe Danimarka.

Nën mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian me rreth 10-20% renditen edhe Italia, Greqia, Qipro dhe Irlanda.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit