Shqipëria që prej mbrëmjes së djeshme është mbërthyer nga protestat dhe revoltat e simpatizantëve të PD-së.
Ata kanë tentuar të lirojnë KZAZ-të dhe të prishin materialet zgjedhore.
Sipas tyre, këto veprime janë kryer për të respektuar dekretin e presidentit Meta, për shfuqizimin e 30 qershorit. si datë zgjedhjesh.
Ndërkohë presidenti Meta ditën e sotme i ka dërguar një letër OSBE-ODHIR.
Meta ka njoftuar zhdekretimin e zgjedhjeve dhe publikimin e dekretit në fletoren zyrtare.
Sipas Metës, dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet. Në letrën drejtuar OSBE, Meta shkruan se nëse mbahen zgjedhjet do të jenë nul.
Më tej presidenti shprehet se përpjekjet e Ramës për të zhvilluar zgjedhjet janë të paligjshme dhe do të dëmtojnë edhe më tej situatën.