Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Bournemouth në Angli. Një i pastrehë ka kërcënuar punonjësit e bankës Barclays me një banane.
I pastrehu e kishte fshehur bananen në një çantë. Ai arriti të largohej nga banka me 1200 paund.
Më pas ai u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu të gjithë ngjarjen. Gjykata e Bournemouth e dënoi të pastrehun me 14 muaj burg.
Avokati mbrojtës i tha gjykatësit, se klienti i tij, nuk kishte për qëllim që të lëndonte asnjë.
Avokati u shpreh:
Kjo nuk është hera e parë që një frut përdoret për të kryer grabitje. Në Izrael një burrë grabiti një banke me një shegë.
Burimi: RTBF|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania