Që prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria ndodhet nën një klimë të tensionuar.
Simpatizantë të PD janë ngritur në proitestë në disa prej qyteteve të vendit.
Ata janë përplasur me policinë, në përpjekje për të hyrë brenda KZAZ-ve dhe për të shkatërruar materialet zgjedhore.
Mësohet se pak momente më parë është arrestuar ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe kryetarja e FRPD, Denisa Vata.
Arrestimet erdhën pas trazirave në KZAZ-të e Dibrës.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është shpallur në kërkim edhe ish-deputeti tjetët i PD, Fatbardh Spahia.