Thonë se kush ha një mollë çdo ditë, mban doktorin larg dhe nuk sëmuret asnjëherë, për shak të vlerave ushqyese që ajo ka. Por çfarë mendoni se ndodh nëse konsumoni çdo ditë një vezë?
Sipas një studimi të realizuar mbi 400 mijë njerëz të rritur, në Kinë, ngrënja e një veze në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.
Ngrënësit e vezëve ishin 18% më pak të ekspozuar nga sëmundjet kardiovaskulare, të cilat manifestohen si sulme në zemër dhe goditje, krahasuar me të rriturit që shmangnin vezët, sipas hulumtimit të botuar të hënën në revistën Heart.
Rritja e presionit të gjakut dhe sheqeri i lartë në gjak kontribuon në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, e cila shkaktohet nga dieta jo e shëndetshme, pasiviteti fizik, pirja e duhanit dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.