Thellohet skandali i Katarit, Platini nën presion nga ish-presidenti francez për votën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.06.2019, 20:18

Arrestimi i Michel Platini ditën e sotme, ka tronditur botën e futbollit. Francezi akuzohet se ka favorizuar Katarin, për Botërorin e 2022-shit. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Ky i fundit ka treguar një bisedë mes tij dhe Platini. Blatter u shpreh, se Platini i kishte thënë se kishte zhvilluar një takim me ish-presidentin francez Nikolas Sarkozi në pallatin e Elizesë më 23 nëntor të 2010-ës, pak ditë para se të bëhej votimi për Botërorin e 2020-ës, i cili i kishte thënë se ai dhe miqtë e tij, duhet të votonin Katarin për interesa ekonomike kombëtare.

Më pas Blatter e pyet ish-lojtarin e Juventus, nëse Sarkozi i ka bërë presion dhe ky i fundit përgjigjet negativisht. Ndërkohë në zgjedhjet e zhvilluara, katër votat e Platini dhe miqve të tij, shpallën fitues Katarin në vend të SHBA-ve.

Prokuroria franceze nisi një hetim në 2016-ën, për një drekë ku merrnin pjesë Sarkozy, Platini, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani dhe sheiku Hamad bin Jassem. Në drekë ishte i pranishëm edhe Sophie Dion, këshilltarja e Sarkozi për sportin dhe Claude Gueant, sekretari i përgjithshëm i Elizesë.

Të gjithë këta persona janë përfshirë në hetim nga zyra antikorrupsion. Platini ndërkohë u thirr si dëshmitar në dhjetor të 2017-ës dhe në dëshminë e tij, tha se e kishte ndarë mendjen se do të votonte Katarin edhe para drekës.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit