Granit Xhaka është duke kaluar pushimet e tij në Kosovë dhe këto ditë po i shfrytëzon për të mbajtur trupin e tij në formë.
Mesfushori i Arsenalit po stërvitet individualisht në palestër, teksa së fundmi në ambientet e palestrës ka takuar edhe reperen e famshme, Tayna.
Kjo e fundit, menjëherë sapo ka parë Granitin, ka përfituar nga rasti për të shkrepur së bashku një foto të cilën e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Dy personazhet shfaqen të lumtur që kanë takuar njëri-tjetrit.
Kujtojmë që si Xhaka, ashtu edhe Tayna janë shumë të dashur për fansat e tyre në Shqipëri, Kosovë edhe më gjerë.