Në Twitter po qarkullon së fundmi një “hile” që tregon një mënyrë të re, praktike, të qërimit të hudhrës.
Në videon e postuar në Twitter, Valentina Pestilenez me një thikë të trashë në dorë, tregon sesi mund t’i pastrosh thelpinjtë e hudhrës me një lëvizje të vetme.
Menjëherë filluan komentet e shumta, ku mes tyre spikati edhe Chrissy Teigen, e cila tregonte sesa e habitur që ishte nga metoda e përdorur nga vajza.
Gjithsesi, redaksia e Metro, thonë që e kanë provuar në zyrë që t’i qërojnë hudhrat në këtë lloj mënyre dhe nuk ia kanë dalë.
Ata shtojnë se vajza në foto mund të jetë duke përdorur ndonjë thikë më të mirë, ose thjesht është shumë e talentuar në kuzhinë.
Postimi ka mbledhur deri më tani 64,000 pëlqime ndërsa përdoruesit thonë në mase do të përpiqen ta provojnë në shtëpi.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania