Shkëlzen Gashi mbahet mend nga të gjithë tifozët shqiptarë për rastin fatal të humbur në Europian ndaj Zvicrës, ku i vetëm përballë portierit, goditi keq, duke gabuar totalisht.
Tashmë sulmuesi po kalon një periudhë të errët në karrierën e tij.
Pas atij largimi nga Kolorado Rapids, sulmuesi i njohur po kërkon një ekip të ri për të vazhduar me futbollin e luajtur.
Onteresi ka rënë ndjeshëm për sulmuesin shqiptar, që pistën e vetme të mundshme ka rikthimin në Zvicër.
Madje edhe aty, mësohet se ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për të marrë në skuadër këtë futbollist është Grashopers.
Pikërisht skuadra që u turpërua në elitën e futbollit zviceran në këtë vit dhe që ra nga kategoria, aq sa në një ndeshje lojtarët u detyruan të dorëzonin fanellat te tifozët.
Rënie e parakohshme kjo e Gashit, që dikur luante me Bazelin si kampion i Zvicrës, ndërsa tani mund të luftojë për ngjitjen në elitën e këtij futbolli.