Nëse mendoni se fanella e Messit ose e Ronaldos është më e shtrenjta në botë, gaboheni.
Fanella më e shtenjtë në botë është ajo e Babe Ruth, i cili në fakt nuk ka qenë futbollist, por bejsbollist para shumë dekadash.
Pikërisht, fanella e Ruth, e vedhur në fillim të shekullit të kaluar, ka thyer rekordin e veshmbathjeve sportive duke u bërë më e shtrenjta e të gjitha kohëve.
Ajo u shit për 5,64 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork të shtunën.
Ruth e kishte veshur këtë fanellë me Nju Jork Jenkis në vitin 1928-1930 dhe në ato vite kujtohet si një nga yjet e parë të sportit botëror që u bë shembull për brezat në vijim.
Identiteti i blerësit, të kësaj fanelle, nuk është bërë i ditur.
Burimi: CNN.com| Përshtati: JOQ Albania