Padyshim që kjo është periudha më e errët që po kalon kombëtarja e Argjentinës në dekadën e fundit.
Të kaltërit e nisën në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në Kupën e Amerikës, teksa u mposhtën në ndeshjen e parë të Grupit B nga Kolumbia me rezultatin 0-2.
Paraqitje tepër zhgënjyese për Lionel Messin dhe skuadrën e tij, që e panë veten në disavantazhin e 2 golave, në takimin e luajtur në Salvador.
Roxher Martinez dhe Duvan Zapata ishin autorët e golave të këtij triumfi. Kujtojmë që Kolumbia kishte që prej vitit 2007 që nuk fitonte kundër Argjentinës.