Tmerrëshsit e rëndë është ngjarja e ndodhur gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, në Tiranë, ku një makinë doli nga rruga e si pasojë, katër anëtarë të një familjeje humbën jetën.
Deri më tani mësohet se në mjetin që u bë copë e thërrime, udhëtonin babai, nëna, dy vajzat si dhe dhëndri i familjes Bibaj.
Ata kishin dalë për të festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave të familjes.
Pak para se të ndodhte aksidenti, familja kishte darkuar në një restorant në Elbasan dhe më pas ishin kthyer për në Tiranë.
Mësohet se viktimat janë nëna, babai dhe dy vajzat B. Bibaj, Xh.Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj, ndërsa dhëndri i familjes A. Alia, i cili drejtonte mjetin tip Benz, me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur.
Në vend kanë ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve Biba dhe vajza e tyre. Vajza tjetër mbeti e plagosur rëndë fillimisht, por ndërroi jetë në spital.
Në gjendje të rëndë ndodhet edhe drejtuesi i mjetit, dhëndri, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor. Ai po mbahet në jetë me aparatura.