Pavarësisht se nuk luan me Shqipërinë, Granit Xhaka shfaqet herë pas here si patriot i madh dhe e ka "fiksim" të festojë me shqipnjë.
Mesfushori i njohur, e bëri shqiponjën e famshme në Botëror pas golit ndaj Serbisë dhe ky gjest shkaktoi shumë polemika.
Pak kohë më vonë Xhaka u zotua:“Nuk do të festoj më sërish me shqiponjë!”
Ishte ky premtimi i bërë nga Granit Xhaka kur pyetej nga gazetarët zviceranë rreth kësaj teme.
Por gjithmonë ka vend për përjashtime, i njëjti festim ka ardhur nga mesfushori i Arsenalit edhe në ndeshjen e djeshme simbolike për bamirësi mes disa yjeve të futbollit kosovar.
Takimi i quajtur, Xhaka vs Rashica përfundoi 4-4, ndërsa pas golit të vetëm që shënoi në fushë, Xhaka ka bërë simbolin dy krenar.
Gjithsesi, në Zvicër nuk pritet që t’i hapin shumë probleme duke ditur që kjo nuk ishte një ndeshje zyrtare.
Granit Xhaka 👐👐#XhakavsRashica | #Kosovo20YearsFree pic.twitter.com/MVkaU2cz8P
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty) June 15, 2019