Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të zonës së TEG në kryeqytet.
Zyrtarisht mësohet se mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në QSUT nën kujdesin mjeksor
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.