Një propozim që për të ishte tepër romantik, është bërë mjaft tallës në rrjet, pasi një vajzë ka publikuar mënyrën se si i dashuri i ka dhuruar unazën e fekesës së tyre.
Ai i ka vendosur gurin e madh e të ndritshëm në mes të një hamburgeri McDonald's.
Fotoja ka marrë më shumë se 18 000 pëlqime në rrjet dhe ka grumbulluar më shumë se 10.000 komente.
Imazhi është bërë menjëherë viral, ndërsa njerëzit nuk janë vetëpërmbajtur teksa kanë komentuar propozimin që nuk ngjan me të tjerët.
Rrjeti e ka quajtur këtë mënyrën më të keqe për të kërkuar që dikush të martohet me ty. Hamburgerit të madh i ka ndryshuar emri dhe e kanë cilësuar si "McNightmare" (McMankthi).
Njerëz të tjerë sugjeruan të zëvendësohej unaza me një rreth qepe, ndërsa disa pretendonin se do të kishin preferuar unazën e tyre në një copë pule.
Burimi: Mirror |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania