Njihuni me vajzën që bën maskë për fytyrën me gjakun e periodave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.06.2019, 19:23

Gabrielle Schlegel, nga Kanadaja, u frikësua t'i thoshte të ëmës në fillim që i erdhën periodat, në moshën 13 vjeçare. Deri sa nisi aktivitetin seksual, kur ishte adoleshente, ardhja e periodave ishte një moment i frikshëm dhe i sikletshëm për të.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në tetor të vitit 2014, kur Gabrielle zbuloi jogën spirituale pasi pa një grua në Instagram, e cila përdorte periodat e saj për të pikturuar.

Ajo nisi të mblidhte gjakun në një gotë periodash dhe me të, për t'u qetësuar, bën maska për fytyrën, të cilat e ndihmojë që lëkura të duket më e re dhe rrezëllitëse.

Prej disa kohësh vajza nuk ka më frikë nga gjakrrjedhja e mensturacioneve, por mundohet që të përfshijë edhe femra të tjera në këtë proces të kujdesit për veten.

Gabrielle ka nisur të shpërndajë foto të saj në rrjetet sociale, duke hequr paragjykimin se gjaku i periodave është i padobishëm dhe pisllëk i trupit.

Ajo tregon:

Veç ndjenjës së përbashkët me të gjitha gratë kur ju vinë periodat, që janë ndjesia e pisllëkut dhe pak turp, kur isha adoleshente, periodat më dukeshin një telash i madh. Duke qenë se isha atlete, ardhja e periodave më çrregullonte shumë nivelin e energjisë, çka ndikonte në performancën time. Trupi im kishte nevojë që të qetësohesha dhe të kujdesesha për të, ndaj gjakrrjedhja e përmuajshme më frikësonte”.

Mirëpo, tani Gabrielle do që edhe vajza të tjera të provojnë lirimin që u ndodh kur përdorin gjakrrjedhjen menstruale.

Ajo shton:

Kur shikoj veten në pasqyrë, me gjak në fytyrë, kuptoj se nuk ka asnjë gjë të neveritshme apo për të cilën duhet të shqetësohem, tek gjaku i mensturacioneve. Në fakt, është tërësisht i dobishëm dhe e bën lëkurën time shumë të butë”.

Burimi: LadBible |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit