Një tank është shfaqur në mes të rrugës në Poloni, duke terrorizuar banorët. Ka qenë një burrë i dehur ai që ka shkaktuar panik tek qytetarët polakë në qytetin Pajeczno.
I dehuri është ndaluar nga policia, pasi banorët e zonës kanë lajmëruar në organet kompetente se një tank tip T-55 zbarkoi në rrugë.
Tanku ishte parkuar në anë të rrugës, ndërsa brenda tij, në sediljen e shoferit është gjetur burri 49 vjeçar, në gjendje të dehur.
Siç rezulton, ai kishte qenë i autorizuar për të drejtuar automjetin luftarak. Eprorët i kishin thënë ta dërgonte tankun në servis me rimorkio pasi ishte dëmtuar, në vend që ta ngiste nëpër qytet.
Policia nuk ishte në gjendje të merrte tankun nga rruga deri në orën 5 të mëngjesit.
Gjendja e dehur mund t'i kushtonte shoferit dy vjet pas hekurave dhe deri në tetë vjet burg për krijimin e një situate të rrezikshme.
Burimi: Rt |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania