Jeta moderne mund të jetë shumë stresuese, kosto të larta jetese, rrugë të ngarkuara e punë me presion të lartë.
Kështu, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të frustruar e të stresuar në New York janë vendosur çanta publike për grushtim.
Këto çanta janë vendosur përreth qytetit në mënyrë që t’u vinë në ndihmë personave që duan të çlirojnë sado pak energji negative.
Një studio dizajni e quajtur ‘donttakethistheërongëay’ ka vendosur çantat në të gjithë qytetin për këdo që të marrë një moment për të lehtësuar disa tensione.
Çantat kanë ngjyrë të verdhë me një imazh grushti të printuar ku lexohet ‘çanta publike për grusht..Një vend i shëndetshëm për frustrimet”.
Çantat e para të grushtimit u vendosën fillimisht më 18 maj dhe më pas shumë të tjera u shtuan nëpër qytet.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania