Një kontabilist, i cili po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i ka shpëtuar burgut pasi bëri një rrëmujë të mirë nëpër rrugë.
26-vjeçari John Kavanagh ka humbur punën pasi u kap i dehur me dyfishin e sasisë së alkoolit të lejuar për drejtimin e mjetit dhe dëmtoi disa makina të tjera.
Kavanagh u përplas me një automjet tjetër dhe kjo bëri që të hapej “aribag-u” si dhe kafano i makinës.
Por, si duket, shoferi ishte aq i dehur sa vazhdoi të ecte me kafananon hapur edhe për nja 8 km të tjera.
Kjo bëri që të përplasej edhe me një shtyllë.
Nuk dihet nëse ai vendosi më në fund të ndalonte me dëshirën e tij apo nëse është përfshirë në një përplasje tjetër.
John u filmua duke ecur me kafanon hapur nga një dëshmitar që pa përplasjen fillestare.
Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania