Lionel Messi mori në 2014-ën çmimin "Topi i artë", pas përfundimit të finales së Kupës së Botës.
Asokohe u pa qartë se argjentinasi ishte shumë i pakënaqur, pasi kërkonte të çonte në vendin e tij trofeun e lavdishëm.
Një gol i Goetze në minutat shtesë, preu në mes ëndrrën e yllit argjentinas. Ndërkohë ish-presidenti i FIFA-s , Sepp Blatter ka zbuluar disa prapaskena interesante.
Ai shprehet se Messi fliste me vete dhe thoshte:
Messi numëron 69 ndeshje ndërkombëtare, por trofetë e tij të vetëm janë Kupa e Botës për U-20 dhe Lojërat Olimpike.Ylli i Argjentinës ka humbur në karrierë 4 finale, 3 herë në Kupën e Amerikës në vitet 2007, 2015 dhe 2016, si dhe Kupën e Botës në 2014-ën.
Shoku i tij i skuadrës, Sergio Aguero u shpreh se ishte më shumë në ankth për Messin sesa për veten, që Argjentina të fitonte diçka. Më tej ai ka shtuar se do të bëj gjithçka për të çuar në shtëpi Kupën e Amerikës.
Ai u shpreh:
Burimi: Sportbible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania