Loris Karius mbahet padyshim mend nga të gjithë për dy gafat e tij të famshme në finalen e Champions League sezonin e shkuar të cilat rezultuan fatale për Liverpoolin dhe ndihmuan Real Madridin për të dalë për herë të 13-të kampion i Evropës.
Kjo ndeshje vulosi edhe largimin direkt nga “Anfield Road” të Karius, karriera e të cilit mori tatëpjetën.
25-vjeçari u dha në huazim te Beshiktashi për dy vite, por edhe në Turqi pati luhatje.
Presidenti i skuadrës nga Stambolli nuk është i sigurt nëse është vëndimi i duhur mbajtja edhe një vit e gardianit gjerman.
Pas kësaj, në skenë ka dalë një nga skuadrat e mëdha të Serie A, pikërisht Roma.
Mediet italiane raportojnë se klubi kryeqytetas interesohet për Loris Karius. Olsen nuk ka shfaqur shumë siguri dhe një afrim i një tjetër portieri shihet si mundësi serioze.
Burimi: Road Liverpool| Përshtati: JOQ Albania