Çfarë ka të veçantë ky punëtor ndërtimi që fitoi 357k fansa brenda një muaji?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.06.2019, 12:25

Një burrë nga Teksasi, i cili është baba dhe punëtor ndërtimi, është bërë një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, pasi vajza i shpjegoi se si funksionon në ditët e sotme, puna nga rrjetet sociale dhe se çfarë do të thotë të jesh "influencer".

Përdoruesja e Twitterit, Barbara L. tregon se pasi i tregoi të atit Omar se çfarë janë influencerat, i ati hapi një llogari në Instagram dhe e rriti atë shumë shpejt.

Ai publikonte aty çdo ditë foto nga jeta e përditshme, teksa punon në ndërtim dhe konsumon kafetë. Shumë shpejt, Omar arriti të kishte 357 mijë ndjekës.

Barbara shkruante në Twitter, në mes të muajit maj:

Babai më pyeti se çfarë është një influencer dhe pasi unë ia shpjegova, ai mendoi se mund ta bënte një punë të tillë. Gjëja më e mirë është se ai punon në ndërtim dhe me sa duket, po ia arrin qëllimit".

Në Instagram burri vepron nën llogarinë @justaconstructionguy, ku e përshkruan veten si një punëtor ndërtimi, baba dhe bashkëshort që fashuron kafen si dhe një influencer i jetës së përditshme që jeton në Austin, Texas.

Që prej momentit që ka hapur Instagram, ai publikon foto herë pas here, tamam siç bëjnë influencerat në rrjetet sociale.

Por ky burrë ka një ndryshim nga të tjerët. Ai nuk mban veshur rroba modelësh dhe as nuk pozon në mënyrë joshëse para aparatit. Fotot e Omarit tregojnë punën e rëndë që ai bën si dhe momente nga pushimi në punë, kur gjithmonë konsumon kafe.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit