JOQ Albania
Home

Qytetari dërgon fotot e frikshme: Vjen nga Holanda, ky është mishi me ilaçe që hanë shqiptarët
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/06/2019 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Cilësia e mishit të importuar që hyn në vendin tonë gjithmonë ka qenë me pikëpyetje.

Jo rrallë herë mund të shohësh në shitje apo edhe në biznese të përdoret mish jashtë standardeve ose të “kontaminuar” nga kimikatet.

Këtë shqetësim ngre pikërisht një qytetar, i cili ka dërguar disa foto pranë redaksisë së JOQ Albania që të bëjnë të indinjohesh dhe të shqetësohesh në të njëjtën kohë.

Sipas asaj që shkruan qytetari, mishi në fotot më poshtë është fotografuar në një resort në Tiranë, ditën e sotme.

Ai gjithashtu shkruan se mishi vjen nga Holanda dhe se është me “ilaçe”.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ Albania ja mishi që hajn shqiptarët. Mish me ilaqe prejardhja, Holland. Fotot janë bërë sot në një nga resortet. Mishi vjen nga hollanda, ambient i një resorati. Mish me ilaqe, kjo është e gjitha flm."

Në fotot më poshtë mund të shihni gjendjen skandaloze të mishit, i cili me shumë siguri do të gatuhet për klientët që e vizitojnë resortin në fjalë.