Në rrjet po qarkullon një video e frikshme që i ka lënë pa fjalë përdoruesit nga e gjithë bota.
Bëhet fjalë për disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë në një shtëpi. Videoja u postua në Facebook nga Vivian Gomez, e cila jeton në SHBA dhe tashmë është bërë virale.
Ajo tregoi se në pamjet e filmuara nga kamerat duket një krijesë e çuditshme të kalojë pranë makinës së saj dhe më pas zhduket.
Figura misterioze e filmuar është krahasuar me një personazh nga filmat Harry Potter, Dobby.
Pasi videoja bëri xhiron e rrjetit dhe misteri ende nuk është zgjidhur, Gomez ka folur së fundmi për CNN.
Ajo u shpreh se nuk ja ka idenë se çfarë mund të ketë qenë dhe se është ende e tmerruar prej saj.
Vivian tregon:
E pyetur nëse mund të ishte djali i saj nëntëvjeçar Bobi, Gomez u përgjigj se nuk do ta linte në errësirë vetë të vetëm.
Disa njerëz në komente thonë se mund të ketë qenë ndonjë fëmijë që ka bërë ndonjë rreng, por ajo shton se në lagje nuk ka fëmijë me përmasat e krijesës në video.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania